Aksidenti në Morinë–Kukës, flet shoferi: Kam lindur për së dyti! Në një moment më zuri gjumi

KUKËS- Shoferi i cili u aksidentua në askin rrugor Morinë–Kukës, ka deklaruar se ka lindur për së dyti, pasi makina me të cilën udhëtonte ra nga një lartësi e cila kund t’i kushtonte jetën. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg. Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë më pas nga një lartësi.

Përmes një prononcimi për mediat, shoferi Besart Cecelia, tha se po vinte nga Kosova për të shkuar në punë, por në një moment e kishte zënë gjumi dhe e kishte parë veten duke dalë nga rruga. Sipas tij, lartësia nag e cila ka rënë është mbi 10 metra.

“Quhem Besart Cecelia, jam nga Vushtria e Kosovës. Isha duke ardhur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basanja jam trajner futbolli. Isha i lodhur, në një moment më zuri gjumi dhe e pash veten duke dalë nga rruga.

Falë zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Lartësia mendoj se është më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë. Po shkoja në Shkodër se kishim stërvitjen. Jam trajner futbolli, i FC Basanja, i kategorisë së dytë. Kam lindur për së dyti”, u shpreh ai