Aksidenti në aksin Sukth- Maminas, Policia: Janë përplasur 4 makina, 2 të lënduar

DURRËS- 4 makina janë përplasur mbrëmjen e sotme në aksin Sukth- Maminas. Nga aksidenti pranë autostradës Tiranë-Durrës, kanë mbetur të lënduar 2 persona. Ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në aksin rrugor Sukth- Maminas, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi B. Z dhe pasagjerja shtetasja K. B., jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.