Aksidenti me vdekje në Prrenjas, arrestohet i riu

Elbasan, 4 nëntor 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë–Katjel”, ku një këmbësor 62-vjeçar, me inicialet Q. M., ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në lëvizje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi R. A., 27 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Policisë Elbasan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.