Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh–Porocan”, ku humbi jetën shtetasja D. H., specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja A. B., 39 vjeçe, e dëmtuar nga aksidenti, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













