Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në Paulesh, ku humbën jetën dy persona, nënë dhe bir. Ngjarja tragjike ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitet, pasi dy viktimat ishin shumë të afërm.
Viktimat janë Klodian Shahini, 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe. Klodiani ishte tregtar ambulant në rrugë te “Ura e Kushes” në Bradashesh të Elbasanit.
Tre prej pesë të plagosurve janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar, pasi ndodhen në gjendje më të rëndë dhe kërkojnë kujdes mjekësor të menjëhershëm. Sipas burimeve mjekësore, gjendja e disa prej tyre është e rënduar, por mjekët po bëjnë përpjekje për të shpëtuar jetët e tyre.
Aksidenti ka shkaktuar tronditje të thellë, dhe hetimet po vijojnë për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti tragjik.
