Aksidenti me 5 të plagosur në aksin ‘Librazhd–Qafë Thanë’, procedohet shoferi nga Prrenjasi

Librazhd, 18 Korrik 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Librazhd–Qafë Thanë”, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh. A., 47 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi R. D., 37 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar pesë persona, përfshirë vetë drejtuesin dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Ndaj 47-vjeçarit është nisur procedimi penal.