Aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit, pamje të rënda nga vendi i ngjarjes

Fshati Treboviq ka konfirmuar lajmin për vdekjen e Eldion Kelmendit, vëllai të fituesit të Big Brother Albania, Gjestit.

Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugë, ku dyshohet se vëllai i Gjestit udhëtonte me motor katër-rrotësh është përplasur me një veturë. Një person tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Trupi i pajetë është parë në rrugë dhe më pas është mbuluar me çarçaf të bardhë.

“Një aksidendt i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatsishtë afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi.

Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës.

Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe”, njofton fshati Treboviq i Pejës në rrjetet sociale.