BORSH- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Borsh. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur një çift bashkëshortësh. Policia bën me dije se bashkëshorti 60-vjeçar është identifikuar si Kujtim Mehmeti ndërsa identifikimi i gruas ende nuk është bërë.
Më tej policia bën me dije se shoferi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është identifikuar si Myfit Qevani.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:40, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë dy automjete: Një automjet tip Benz, me targë AB637CX, i drejtuar nga shtetasi Myfit Qevani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një automjet tjetër tip Benz Vito, me targë AA052NV, me drejtues Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, si dhe pasagjerja – bashkëshortja e tij, e cila aktualisht nuk është identifikuar me emër. Si pasojë e përplasjes, dy personat e fundit (bashkëshortët) kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor nga Komisariati i Sarandës, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
