Aksidenti i trefishtë në aksin Pogradec-Lin, dy persona përfundojnë në spital

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Guri i Kuq. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me ambulancë në spiatlin e Pogradecit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton shkaqet e aksidentit. Megjithatë dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve.