Aksident, vetura përplaset me urbanin, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhu në aksin Laç-Milot, ku një autoveturë është përplasur me një urban.

Fatmiresisht nga pasagjerët e autobusit nuk ka patur të lënduar, ndërsa të plagosurit në autoveturë janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Traumës.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia e qarkullimit ndërsa pritet dhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.