Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Kotë, në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur rëndë.
Automjetet e përfshira janë një Benz me targë FR4044C, me drejtues shtetasin A.A., 30 vjeç, dhe një makinë tip Ford me targë AB309FL, shoferi i së cilës ende nuk është identifikuar.
Si pasojë e përplasjes, dy shoferët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.













