Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona
Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin tragjik
Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.