Aksident tragjik në Shkodër – Humbin jetën babë e bir

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona – babë e bir.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një reklamë anës rrugës.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit dhe për pasagjerin, babain e tij, Nikoll Bluda, 76 vjeç. Të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit dhe pasojat tragjike të këtij aksidenti.