Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeçe, është përplasur nga një automjet tip “Toyota”, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda.
Menjëherë pas aksidentit, 65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.













