FUSH-ARRËZ-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë. Mësohet se dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore.
Por fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













