ATHINË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Dhimokratias” në zonën Luca në periferinë e Athinës, ku si pasojë një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave greke, njëri prej adoleshentëve mori nga canta celësat e automjetit të së ëmës dhe në vazhdim së mbashku me dy shokët e tij, mes tyre njëri Shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.
Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave ka dalë nga rruga dhe është përplas me një pemë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën në vend njërin prej tre pasagjerëve 15 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia njoftoi se ka ndaluar në spital drejtuesin e automjetit si dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morg.














