Pogradec, 10 korrik 2025 – Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e Ohrit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Sipas informacionit paraprak, automjeti drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç. Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në liqen. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, 34-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit të rëndë.
