Aksident tragjik në aksin Berat-Kuçovë, makina përplaset me mjetin bujqësor, humbin jetën burrë e grua, plagoset vajza

Aksident i rëndë në Berat, makina përplaset me mjetin bujqësor, humbin jetën burrë e grua, plagoset vajza.

‘Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A.K është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi Ahmet Kafazi, 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja Salushe Kafazi., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja Feruze Brahushi., 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi Ahmet Kafazi, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja SalusheKafazi, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja Feruze Brahushi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit’. njofton policia.