Aksident tragjik– Humb jetën një 67-vjeçar, i riu shoqërohet nga Policia

Devoll – Rreth orës 11:10 të paradites së sotme, në hyrje të qytetit të Bilishtit, një aksident rrugor rezultoi fatal për një nga të përfshirët. Motomjeti i drejtuar nga shtetasi B. S., 67 vjeç, u përplas me një automjet që drejtohej nga shtetasi B. K., 25 vjeç.

Përplasja ishte fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia në Komisariatin e Devollit, ku po