TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:50, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin K. C., rreth 44 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin M. S., rreth 18 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit, M. S., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në automjetin e tij ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi egjiptian E. A., rreth 22 vjeç, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak. Më datë 01.10.2026, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Arrameras”, është përplasur automjeti me drejtues shtetasin K. C, rreth 44 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S, rreth 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri në automjetin e tij shtetasi egjiltian E. A, rreth 22 vjeç, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./




