Elbasan, 31 tetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan njoftojnë se dje ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Elbasan-Tregan, ku automjeti i drejtuar nga A. D., 20 vjeç, u përplas me automjetin e shtetasit A. U., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. U. u dëmtua, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
        



