Aksident/ Përplasen dy mjete, njëra prej tyre përfundon në kanal

FIER- Një aksident ka nodhur mbrëmjen e sotme në “bypass”-in e Fierit pranë spitalit Memorial. Mësohet se dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e plota të aksidentit