Aksident, përplasen dy automjete, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë. Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare bëjnë me dije se fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.