Një aksident në seri është regjistruar këtë pasdite në rrugën e Zaranikës, në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar lëndimin e katër personave.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
