Peqin, 25 Korrik 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Elbasan–Peqin”, ku një automjet i drejtuar nga G. C., 29 vjeç, është përplasur me mjetin e shtetasit A. B., 64 vjeç. Si pasojë, A. B. dhe pasagjerja në automjetin e tij kanë pësuar lëndime të lehta. Ndaj G. C. është nisur procedim penal për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
