Librazhd, 31 tetor 2025
Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti i drejtuar nga A. N., 42 vjeç, në gjendje të dehur, u përplas me kamionin e drejtuar nga M. N., 61 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. N. është i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
        



