KLOS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Mësohet se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin ‘Fshat’. Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët ndodhen në spital. Shaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Klos/Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti
