Aksident në aksin rrugor ‘Lushnjë-Rrogozhinë, automjeti përplas për vd*ekje këmbësorin

Aksident në aksin rrugor ‘Lushnjë-Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.