Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan në Prokurori rastin e shtetasve Xh.R., 21 vjeç, dhe K.Sh., 43 vjeç. Më 23 tetor, në mesnatë, një motomjet që drejtohej nga K.Sh., në gjendje të dehur, u përplas me një automjet, duke shkaktuar dëmtime për shtetasin K.Sh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.