Aksident në aksin Qafë Thanë–Librazhd, procedohet penalisht 62-vjeçari

Librazhd, 24 dhjetor 2025

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit F. D., 62 vjeç, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Qafë Thanë–Librazhd”.

Sipas të dhënave, 62-vjeçari, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin N. H., 67 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.