PËRRENJAS- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon i policisë dhe një kamion. Sipas informacioneve furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës.
Më tej bëhet me dije se furgoni është përplasur me një kamion i cili ka përfunduar në kanal. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
