PEQIN- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në fshatin Karinë. Në aksident janë përfshirë dy makina.
Për shkak të përplasjes së fortë mësohet se njëri nga mjetet ka dalë nga rruga. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Peqinit ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
