Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përplaset me furgonin e pasagjerëve, plagosen disa persona

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Nkë automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon pasagjerësh, i drejtuar nga shtetasi Anesti Bufi.

Si pasojë e përplasjes shoferi i furgonit dhe disa nga pasagjerët janë transportuar me autoambulancë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi dhe një pasagjer i “Benz”-it ende nuk janë nxjerrë nga automjeti, pasi dyert e tij janë bllokuar nga shkatërrimi i madh pas përplasjes. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje po punojnë për të nxjerrë personat e bllokuar dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.