Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, “Benzi” përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Librazhd–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, një automjet tip “Benz” është përmbysur, duke përfunduar anash segmentit rrugor.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas burimeve paraprake, lagështira në rrugë dyshohet të ketë qenë një nga faktorët që ka ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve dhe përplasjen mes tyre.