Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Balldre paraditen e kësaj të diele.
Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Ford dhe një Porshe u përplasën mes tyre.
Për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
