Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, një i lënduar niset drejt spitalit

Bëhet me dije se nga ky aksident ka mbetur i plagosur një person i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

KORÇA- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugorl Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi nga ku mësohet se janë përfshirë dy automjete.

Bëhet me dije se nga ky aksident ka mbetur i plagosur një person i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.