Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas motorin, humb jetën 50-vjeçari, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes

Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

FIER- Një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Fier-Seman. Bëhet me dije se rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se A. G., 22-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues K. S., rreth 50-vjeç i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Gjithashtu njoftohet se shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.