Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Prrenjas. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë dhe murin anësor të një banese. Ende nuk raportohet për të lënduar, por mjeti duket i dëmtuar rëndë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila kreu veprimet proceduriale.















