Elbasan – Peqin
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 58 vjeç.
Ai dyshohet se, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, ka aksidentuar shtetasen E. Gj., 43 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













