ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa nuk dihet me saktësi nëse ka persona të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
