Elbasan, 7 Korrik 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Elbasan–Peqin”, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesja e mjetit, E. B., 36 vjeçe.
Për pasojë janë plagosur vetë drejtuesja dhe një pasagjer që ndodhej në mjet. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdes mjekësor. Ndaj saj është marrë masa e arrestit në flagrancë nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
