Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan – Librazhd.
Një fuoristradë dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e mjeteve.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dy kahet e rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po normalizon trafikun dhe po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
