Aksident në “11 Nëntori”, drejtuesi i motorit pa leje drejtimi mbetet i plagosur

Elbasan – Një përplasje midis një automjeti dhe një motomjeti është regjistruar në rrugën “11 Nëntori”. Automjeti drejtohej nga shtetasja F. L., 36 vjeçe, ndërsa motomjeti nga shtetasi E. C., 38 vjeç, i cili udhëtonte pa leje drejtimi. Si pasojë, E. C. mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesit janë proceduar penalisht.