Tiranë, 15 maj 2025 – Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën Lindore të Tiranës, në segmentin rrugor që të çon drejt Paskuqanit. Rreth orës 12:00, një motomjet doli nga kontrolli dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i motorit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
