Aksident me pasojë vdekjen në aksin Elbasan-Peqin, dy shoferë në pranga

Elbasan, 26 shtator 2025
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 61 vjeç dhe P. B., 43 vjeç, të dy të akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se B. D., duke drejtuar automjetin, ka përplasur mjetin e parkuar gabimisht nga P. B., çka solli aksidentimin me pasojë vdekjen e shtetasit K. D., 60 vjeç.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.