KORÇË – Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 41- vjeçare ka humbur jetën. Dy makina janë aksidentuar në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, rreth orës 11:30.
Si pasojë e goditjes së fortë 41-vjeçarja, pasagjere në një nga automjetet ka humbur jetën. Dy drejtuesit e automjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
