Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Libofshë në fshatin Agim.
Një motorr i cili drejtohej nga një 35- vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojëi riu ka marrë lëndime të shumta.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.













