Aksident, makina e Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.

Si pasojë e përplasjes raportohet për 6 persona të lënduar lehtë, të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.