Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një mjet tip Volksëagen me targa AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.
Në aksident është përfshirë edhe një mjet tip Mercedes Benz me targa AB552LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër:
“Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.













