Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike

FUSHË- KRUJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e kësaj ka humbur jetën një i ri dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit edhe me automjete të Policisë, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar. Nga ana tjetër, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është shoqëruar në komisariat.

Dyshohet se aksidenti mund të ketë ardhur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësisë së lartë. Policia po heton më shumë në lidhje me këtë rast.